Krasniqi fton Bërnabiqin që të diskutojë modelin e Serbisë për garantimin e lirive dhe të drejtave të pakicave

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi e ka ftuar publikisht kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq në takim për të diskutuar versionin që ka Serbia për garantimin e lirive dhe të drejtave për pakicat

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi në një konferencë për media

Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi, e ka ftuar kryeministren serbe, Ana Bërnabiq për të diskutuar për modelin e garantimit të lirive dhe të drejtave të pakicave në Kosovë, dhe siç është shprehur ministri, në veçanti për pakicën serbe.

Kjo ftesë e Krasniqit vjen pas deklaratës së kryeministres Bërnabiq se Serbia është model për garantimin e lirive dhe të drejtave për pakicat.

“Letër dhe ftesë për Kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq. Javë më parë, Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, deklaroi se Serbia është vendi model për garantimin e lirive dhe të drejtave për pakicat, duke veçuar kështu Këshillet Kombëtare të pakicave si mekanizmi më i mirë i respektimit të të drejtave të pakicave kombëtare në Serbi. Nisur nga kjo deklaratë e kam ftuar Kryeministren Bërnabiq në takim për të diskutuar për një model të tillë për pakicat në Kosovë dhe në veçanti për pakicën serbe”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Më poshtë mund ta lexoni letrën e plotë.

 

 

 

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika