Krasniqi i drejtohet me letër Kurtit për situatën në veri, i kërkon koordinim të veprimeve institucionale

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i është drejtuar me një letër kryeministrit Kurti, në të cilën, ka ngritur shqetësimet për zhvillimet e fundit në veri të vendit, dhe ka kërkuar që të ketë harmonizim të veprimeve institucionale

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi





Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, i ka dërguar një letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me situatën aktuale në veri të vendit, për të cilën, PDK-ja ka ngritur shqetësimet e saj.

Sipas Krasniqit, dorëheqjet e fundit të Listës Serbe e të zyrtarëve policorë e punonjësve në sistemin e drejtësisë nga institucionet e Kosovës, përbëjnë akt të paprecedent dhe krijojnë një situatë problematike për Kosovën.

“Zhvillimet e fundit në pjesën veriore të vendit janë shumë shqetësuese dhe cenojnë funksionimin, stabilitetin dhe sovranitetin e shtetit tonë. Në këtë situatë, ku epilogu është i paqartë e rreziku i përshkallëzimit është evident, komunikimi dhe harmonizimi i veprimeve të institucioneve dhe të gjithë akterëve politikë është i domosdoshëm”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Ai ka kërkuar nga Qeveria që të ketë harmonizim të veprimeve me opozitën dhe gjithë spektrin politik, dhe po ashtu, të ketë koordinim edhe me aleatët ndërkombëtarë.

 

Letra e Krasniqit drejtuar Kurtit





Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika