Krasniqi: Komunat e udhëhequra nga PDK-ja, kampionë të transparencës

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, duke komentuar transparencën buxhetore në vitin 2024, të realizuar nga Instituti GAP, vlerësoi komunat që udhëhiqen nga PDK-ja duke i qujatur kampione të trnasparencës.

“Kampionë të transparencës dhe shërbimit ndaj qytetarëve! Nga tetë komunat me shumicë shqiptare që udhëhiqen nga PDK, pesë prej tyre, Kaçaniku, Mitrovica e Jugut, Prizreni, Skenderaj dhe Vushtrria, kanë arritur vlerësimin maksimal prej 100 pikësh nga Instituti GAP për transparencën buxhetore në vitin 2024.

Drenasi dhe Hani i Elezit gjithashtu janë ndër më të mirat, me nga 95 pikë secila.
Në total, komunat tona janë kampione absolute të transparencës dhe të menaxhimit të parasë publike. Ky është standardi që PDK sjell në qeverisje, kudo ku merr përgjegjësi.

Më 12 tetor, do të vazhdojmë punën për fitoren edhe në komuna të tjera, që sa më shumë qytetarëve t’u shërbejmë me punë, transparencë, zhvillim dhe shumë dashuri’, shkroi në Facebook, Krasniqi.

Shija e redaktorit

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Të fundit nga rubrika