Krasniqi: Kosova tashmë ka hyrë në rrugën e pakthim – drejt përqafimit të vlerave evropiane

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka theksuar se Kosova tashmë ka hyrë në rrugën e pakthim – drejt përqafimit të vlerave evropiane dhe integrimit e anëtarësimit në këtë bashkësi

Memli Krasniqi Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, me rastin e Ditës së Evropës, ka thënë se në këtë ditë festohet uniteti dhe diversiteti i Bashkimit Evropian dhe vlerat të cilat ka në themelet e saj – paqen, demokracinë dhe të drejtat e njeriut.

Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi ka theksuar se Kosova tashmë ka hyrë në rrugën e pakthim – drejt përqafimit të vlerave evropiane dhe integrimit e anëtarësimit në këtë bashkësi.

“Shqiptarët e Kosovës e kanë dëshmuar për dekada se janë vlerë e shtuar dhe aset tejet i rëndësishëm – me kontributin e tyre të shquar në të gjitha shtetet e Evropës ku jetojnë dhe punojnë. Mërgata jonë janë qytetarë të dalluar dhe të suksesshëm gjithandej BE-së. Fatmirësisht, pas shumë përpjekjeve, ndonjëherë edhe vonesave të panevojshme, edhe shteti ynë, Kosova, tashmë ka hyrë në rrugën e pakthim – drejt përqafimit të vlerave evropiane dhe integrimit e anëtarësimit në këtë Bashkësi”, shkroi ai.

Vendimi për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe pranimi i aplikimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës, sipas Krasniqit, janë shenja të përafrimit, por, mbi të gjitha, edhe përmbushje e premtimeve të kahmotshme që Bashkimi Evropian i kishte dhënë Kosovës.

“Prandaj, para se gjithash, ky vit i cili shënon një pikë kthese për Kosovën dhe BE-në, uroj që të konkretizohet sa më parë me marrjen e statusit kandidat dhe më pas anëtarësimit të plotë të Kosovës në BE”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika