Krasniqi kritikon Qeverinë: Kjo paaftësi e neglizhencë paraqet një skenar ogurzi për ekonominë

Qeveria ka zgjedhur abstenimin karshi krizës më të rëndë që ka kapluar vendin, thotë kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, teksa ka thënë se pritjet për ekonominë këtë vit po rriten, ka theksuar se Qeveria e Kosovës duket se ka hequr dorë nga çdo përpjekje serioze për ta ndihmuar vendin që ta përballojë krizën ekonomike me të cilën po ballafaqohet.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Krasniqi ka potencuar se qeveria ka zgjedhur abstenimin karshi krizës më të rëndë që ka kapluar vendin.

“Me këtë mendësi qeverisëse, me këtë paaftësi e neglizhencë të frikshme, vazhdimi i kushteve aktuale ka gjasa të mëdha që ta shpjerë ekonominë e vendit tonë në një cikël të rënies apo recesionit, i cili duke qenë i shoqëruar me këtë normë të lartë të inflacionit, paraqet një skenar ogurzi për ekonominë e vendit dhe për mirëqenien e qytetarëve”, ka shkruar Krasniqi.

Teksa ka renditur një varg “dështimesh”, Krasniqi nuk la pa përmendur edhe krizën energjetike në vend.

“Dështimi për ta furnizuar vendin me energji elektrike, madje edhe gjatë kësaj periudhe, paraqet paralajmërimin më të përafërt lidhur me atë se çka mund të presim për muajt që pasojnë, sidomos në stinën e dimrit”, shtoi ai.

Sipas tij, këto zhvillime ndikojnë negativisht mbi konsumin, prodhimin dhe investimet në ekonominë e vendit, të cilat më tutje shtrijnë ndikim negativ në shkallën e punësimit dhe në të ardhurat e qytetarëve.

“Sikur të mos mjaftonin këto goditje për ekonominë, pikërisht gjatë këtij viti, Qeveria e Kosovës ka bllokuar pothuajse në tërësi investimet publike kapitale. Shkalla e realizimit të investimeve publike kapitale deri në muajin qershor paraqet vetëm 11% të shpenzimeve të planifikuara për vitin 2022 për këtë kategori”, shkroi Krasniqi.

Kreu i partisë opozitare ka thënë se ekonomisë së vendit po i mohohet një burim i rëndësishëm i gjenerimit të aktivitetit ekonomik, përderisa thekson se vlera reale e depozitave të grumbulluara nga Qeveria çdo ditë e më tepër po bie si rezultat i inflacionit dhe rritjes së vazhdueshme të çmimeve.

“Në gjithë këtë situatë të rënduar, Qeveria përveç se është e humbur, po abstenon nga përgjegjësia që ka, ndërsa familjet kosovare kanë mbetur të vetmuara, pa asnjë mbështetje nga shteti i tyre, duke pritur ballafaqimin e vështirë me dimrin e rëndë që po vjen”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika