Krasniqi: Kryeministri i vendit, që na flet për zhvillime prej Ukrainës e deri në Kinë, po heshtë për situatën në veri

Serbia po tenton ta destabilizojë Kosovën, ka thënë Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, teksa ka kërkuar reagimin Albin Kurtit, “Fol Kryeministër”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi





Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, reaguar pas situatës së krijuar në Veri të Kosovës ku të martën e 6 dhjetorit ka pasur sulme me armë ndaj zyrave të  KKZ-së.

Sipas Krasniqit “Serbia po tenton ta destabilizojë Kosovën”.

“Kryeministri i vendit, që na flet për zhvillime prej Ukrainës e deri në Kinë, po heshtë për situatën në veri”, ka thënë Krasniqi.

“Institucionet e shtetit sot janë sulmuar në komunat e veriut. Kandidatët tanë janë kërcënuar”, ka shtuar ai

Krasniqi ka përfunduar duke iu drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti duke i thënë “Fol Kryeministër, Serbia nuk duhet të kalojë në veriun e Kosovës”.





Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika