Krasniqi – Kurtit: Tejkalo inatet personale dhe bashkëpuno me ndërkombëtarët për lirimin e policëve

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, të bëjë më shumë për lirimin e tre policëve të Kosovës të cilët u kidnapuan nga forcat serbe

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në lidhje me kidnapimin e tre zyrtarëve policorë nga forcat serbe në territorin e Kosovës, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës të luajë një rol më të përgjegjshëm dhe të bëjë përpjekje më të mëdha për të siguruar kthimin e tyre në shtëpi.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Krasniqi ka shprehur shqetësimin e tij se edhe pas pesë ditësh, ende nuk ka informacione në lidhje me gjendjen shëndetësore dhe trajtimin e tyre nga autoritetet serbe.

“Derisa Serbia dhe Vuçiqi po refuzojnë të lirojnë policët tanë dhe kundërligjshëm po i mbajnë në paraburgim, në anën tjetër, kryeministri dhe qeveria po na mbajnë në errësirë në lidhje me situatën e tyre”, ka thënë ai.

Po ashtu, ai ka theksuar se ende nuk është bërë asnjë vizitë te policët e kidnapuar.

Krasniqi, gjithashtu, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti t’i tejkalojë “inatet e tij personale” dhe të intensifikojë bashkëpunimin dhe koordinimin me partnerët ndërkombëtarë për të siguruar lirimin e policëve të kidnapuar.

“Kërkoj nga qeveria që të luajë një rol shumë më aktiv dhe të përgjegjshëm për rikthimin sa më parë në shtëpi të Rifat Zekës, Beqir Sefës e Shemsi Mustafës. Mbi të gjitha, kërkoj nga kryeministri që t’i tejkalojë inatet e tij personale dhe të shtojë bashkëpunimin e koordinimin me partnerët tanë ndërkombëtarë – si mënyra e më e shpejtë dhe efikase për lirimin e tyre”, ka shkruar ai.

Situata mes Kosovës dhe Serbisë është përkeqësuar më 14 qershor, pas kidnapimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës.

Serbia ka thënë se ata “u arrestuan thellë brenda territorit të saj”, por Kosova ka njoftuar se ata ishin duke patrulluar në territorin e Kosovës, pranë vijës kufitare me Serbinë në Leposaviq.

Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve policorë.

Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se “arrestimi i tyre dhe mbajtja në paraburgim nën akuza të pabaza kanë përkeqësuar situatën tashmë të tensionuar”.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika