Krasniqi lavdëron angazhimin e të rinjve në “Muajin e Rinisë “: Energji pozitive dhe kontribut i jashtëzakonshëm në shumë fusha

I pari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka përshkruar energjinë pozitive dhe angazhimin e të rinjve në debate, ngjarje kulturore, mbrojtjen e mjedisit, sporte dhe aksione simbolike të ndryshme gjatë këtij muaji të veçantë të organizuara nga Rinia Demokratike e Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, përmes një statusi në rrjetin e tij social Facebook, ka bërë të ditur se kanë përmbyllur “Muajin e Rinisë” natën e mbrëmshme të organizuar nga Rinia Demokratike e Kosovës (RDK).

“Energji pozitive dhe bashkëbisedime përmbajtjesore me të rinjtë e mrekullueshëm të Kosovës, në përmbyllje të “Muajit të Rinisë”, të organizuar nga Rinia Demokratike e Kosovës”, ka shkruar Krasniqi.

Tutje, ai ka theksuar se “me aktivitete nga më të ndryshmet prej diskutimeve, ngjarjeve kulturore, kujdesit për mjedisin, sfidimit në sporte të ndryshme, e deri te aksionet simbolike si reagim ndaj keqqeverisjes së vendit, për një muaj rresht, djem e vajza të reja anembanë Kosovës shkëmbyen përvojat dhe idetë e tyre për të ardhmen që e ëndërrojnë këtu”.

“Mbrëmje fantastike. Krenar me të rinjtë tanë”, ka përfunduar Krasniqi.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika