Krasniqi me gjuhë të ngjashme me atë të LVV-së, përdor termin “gjakderdhje financiare” për zhvillimet në UP

Anëtari i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, Rifat Krasniqi, e ka akuzuar ish-rektorin e UP-së, Naser Sahitin, për keqpërdorime në UP

Anëtari i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, Rifat Krasniqi





Anëtari i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, Rifat Krasniqi, votën pro shkarkimit të Naser Sahitit nga pozita e rektorit, e ka arsyetuar duke thënë se ka votuar për ta ndalur “gjakderdhjen financiare në Universitet të Prishtinës”.

Ky lloj diskursi apo termi i përdorur nga Krasniqi, është i ngjashëm me atë të përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët shpeshherë për shumë çështje e kanë përdorur gjuhën e njëjtë.

Krasniqi, përmes një lidhje telefonike në “Debat Plus”, ka thënë se ai është vetëm një nga anëtarët që ka votuar pro shkarkimit të Sahitit.

“Për shkarkimin e rektorit, aty kanë qenë 9 anëtarë, unë jam vetëm njëri nga ta. Vota ime është për ndaljen e gjakderdhjes financiare në UP, ndaljen e keqpërdorimeve dhe shkeljeve të statutit të UP-së”, ka deklaruar Kraniqi.

Më tej, Krasniqi e ka akuzuar ish-rektorin Sahiti, se i ka favorizuar personat e afërt me të, dhe i ka shpërblyer me kontrata të ndryshme.

“Është për të ardhur keq, që shumë persona të afërt me të i ka favorizuar dhe i ka shpërblyer me kontrata, duke e ndryshuar kontratën, për të përfituar individë të caktuar”, ka theksuar ai.

Krasniqi ka pretenduar se në mënyrë të jashtëligjshme, ish-rektori e ka emëruar Ushtruesin e Detyrës të sekretarit.





Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika