Krasniqi: Me Hamzën kryeministër do ta rikthejmë normalitetin e zhvillimin në vend

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas mbledhjes me kryesinë e re të partisë së tij, ka theksuar se kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, përmban vlerat e nevojshme për të garantuar një të ardhme më të sigurt dhe të zhvilluar për të gjithë qytetarët

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se të mërkurën ka mbajtur mbledhjen e parë me kryesinë e re të partisë së tij.

Në një deklaratë të publikuar në Facebook, Krasniqi ka theksuar se në mbledhjen e mbajtur është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend.

Ai ka theksuar se vendi përballet me sfida të mëdha politike, diplomatike dhe ekonomike, të cilat nuk mund të neglizhohen më.

“Ato kërkojnë punë, vullnet, dije, dhe, mbi të gjitha, një lider të dëshmuar për t’i trajtuar ato. Kandidati ynë për Kryeministër, Bedri Hamza, përbrendëson të gjitha këto vlera dhe ka mbështetjen tonë të plotë në këtë mision”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka shtuar se kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, përmban vlerat e nevojshme për të adresuar këto sfida, dhe ka mbështetjen e plotë të partisë për të.

Kreu i PDK-së ka theksuar se me Hamzën do ta rikthejnë “normalitetin, zhvillimin dhe mirëqenien për të gjithë”.

Krasniqi, gjithashtu, ka njoftuar se PDK-ja ka nisur misionin e saj për të siguruar një të ardhme më të mirë për Kosovën, duke ftuar të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e tyre të bashkohen në këtë rrugë për të arritur fitoren.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika