Krasniqi në Ditën e Kushtetutës: PDK mbetet e përkushtuar ta mbrojë dhe ta ruajë këtë akt thelbësor të shtetësisë së Republikës sonë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, në 15-vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Kosovës, ka thënë se kjo është pasqyrë e vlerave bashkëkohore të shoqërisë sonë që bazohen në rend dhe ligj

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, në 15-vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Kosovës, ka thënë se kjo është pasqyrë e vlerave bashkëkohore të shoqërisë sonë që bazohen në rend dhe ligj.

“Për fat të keq, sot në Qeveri kemi një kryeministër dhe shumë ministra që disa herë kanë ndërmarrë veprime antikushtetuese, nga përpjekja për ta vënë nën kontroll dhe për ta cenuar integritetin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, ndërhyrja e MASHTI-t në kompetencat e nivelit lokal, si dhe cënimi i lirisë së lëvizjes së qytetarëve gjatë pandemisë, e një varg shkeljesh tjera që janë duke u shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuese”, ka shkruar Krasniqi.

Kreu i PDK-së ka thënë se PDK-ja mbetet e përkushtuar “ta mbrojë dhe ruaj këtë akt thelbësor të shtetësisë së Republikës sonë, duke denoncuar çdo veprim që bie ndesh me dispozitat themelore dhe rendin tonë kushtetues”.

Dita e Kushtetutës – 15 vjet nga miratimi i saj

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika