Krasniqi nuk është i njëjtë si Millosheviqi, thotë Alagendra

Venkateswari Alagendra, e cila është avokate kryesore e Jakup Krasniqit, ka thënë se klienti i saj nuk është i njëjtë si Sllobodan Millosheviqi.

“Jakup Krasniqi është njeri krejt ndryshe. Nuk është i njëjtë si Millosheviqi”, tha Alagendra.

Ajo tha se Krasniqi ishte mësues i respektuar, aktiv në LDK- në kryesinë e saj në Drenas.

Përveç kësaj, avokatja shtoi se për aktivizmin e tij, Krasniqi ka paguar shtrenjtë, duke përmendur kohën e kaluar në burg si i burgosur politik gjatë regjimit të Millosheviqit

“Për aktivizimin e tij, Jakup Krasniqi ka paguar shtrenjtë. Ai ka kaluar dhjetë vjet si i burgosur politik ku ka pësuar trortura, keqtrajtim të rëndë në kushte të tmerrshme në burgjet e autoriteteve jugosllave”, tha ajo.

Avokatja shtoi se Krasniqi ishte kundërshtar i regjimit serb dhe politikave të aparteidit kundër shqiptarëve të Kosovës.

“Ai është kundërshtar i gjatë i regjimit serb dhe është krenar për këtë. Jo për urrejtjen ndaj serbëve, por kundërshtonte politikat e aparteidit kundër shqiptarëve të Kosovës të imponuar nga regjimi serb i Millosheviqit”, tha ajo

Ajo tha se edhe ndërkombëtarët që kanë qenë dëshmitarë, kanë treguar se Krasniqi ka qenë njeri i moderuar.

Përveç kësaj, ajo shtoi se asnjë prej viktimave nuk ka dëshmuar se Krasniqi perceptohej si i përfshirë në krime apo në ndonjë plan kriminal./BetimipërDrejtësi

Beqiri: Është habi që Prokuroria kërkon dënim me 45 vjet burgim, më shumë se dyfishi i dhënë për udhëheqësit serbë

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika