Krasniqi: Për 6 muaj, kryetari Bedri Hamza ka nisur më shumë projekte se Qeveria e Albin Kurtit

Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi në turin e vizitave në Komunat e Kosovës, ka vizituar edhe qytetin e Mitrovicës, ku ai ka takuar kryetarin e kësaj komune dhe së bashku kanë vizituar disa punime të cilat janë duke u kryer nga komuna

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi dhe Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, të premten e 29 korrikut ka vizituar Komunën e Mitrovicës në kuadër të turit të vizitave që ka nisur nëpër komunat e Kosovës.

Krasniqi ka takuar kryetarin e kësaj komune dhe bashkërisht kanë vizituar edhe disa punime në këtë qytet, përfshirë Qendrën e Mjekësisë Familjare në Koshtovë, punimet në rrugë në Lagjen Ilirida, si dhe ato në shkollën “Eqrem Qabej”.

Pmje nga vizita në shkollën “Eqrem Qabej” në Mitrovicë

I pari i PDK-së është shprehur i kënaqur me punën e kryetarit Hamza duke thënë se për gjashtë muaj ka nisur më shumë projekte se sa Qeveria Kurti.

“Si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës ndjehem në mënyrë të veçantë krenar, sepse këtu e shohim modelin qeverisës të PDK-së”.

“Bedri Hamza si kryetar i Komunës së Mitrovicës, e që sjell një përvojë dhe një bagazh të jashtëzakonshëm në pozicione më të larta udhëheqëse në shtetin tonë vërtëtë i ka sjellë një vlerë të jashtëzakonshme Komunës së Mitrovicës, duke e kthyer këtë vend në kantier ndërtimi pas pothuajse 8 vitesh stagnim”, ka thënë Krasniqi.

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, i ka bërë thirrje Qeverisë Kurti që t’i marrë parasysh kërkesat e komunave për rishikim të buxhetit për t’iu përgjigjur nevojave dhe prioriteteve të tyre.

Pamje nga vizita e Kryetarit të PDK-së në Mitrovicë, 29.07.2022

“Ajo që vlenë edhe në Mitrovicë të theksohet është fakti që krejt këto projekte që po i shohim sot janë duke u bërë me vetëfinancim, me mjetet vetanake të komunës dhe me donacionet që z. Hamza ka arritur t’i marrë nga donatorët e shumtë ndërkombëtarë”.

“Por, vërehet një mungesë e mbështetjes nga ana e qeverisë qendrore. Këtu edhe një herë e bëjmë një ftesë që e kemi bërë anë e kënd Kosovës në vizitat tona në terren, që qeveria duhet të kthjellet, duhet të kthejë sytë kah komunat, duhet të komunikojë e të bashkëpunojë me kryetarët e komunave, sepse në fund të fundit këta janë adresa e parë e qytetarëve të Kosovës. Për 6 muaj, kryetari Bedri Hamza ka nisur më shumë projekte se Qeveria e Albin Kurtit”, ka shtuar ai.

Kurse kryetari i komunës së Mitrovicës Bedri Hamza ka falënderuar Krasniqin për mbështetjen e plotë si nga ana e partisë po ashtu edhe përmes Kuvendit të Kosovës, ku PDK është lidere e opozitës.

“I kam njoftuar që jemi duke testuar projekte të rëndësishme që e ndryshojnë dhe përmirësojnë jetën e qytetarëve të Mitrovicës, jemi në dinamikën e realizimit të punimeve. I informova me prioritetet e Komunës së Mitrovicës dhe i falënderoj edhe një herë për mbështetjen e plotë”, ka theksuar Hamza.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika