Krasniqi për audio-incizimet e Kusarit me Simiq: Marrëzia e ka mbuluar pushtetin e Kurtit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar ndaj audio-incizimeve të publikuara ku shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, bisedon me përfaqësuesin e Listës Serbe, Sllavko Simiq. Krasniqi akuzon qeverinë e Albin Kurtit për ofendime ndaj veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kolegëve të tij në PDK

Memli Krasniqi, kreu i PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar sonte pas publikimit të audio-incizimeve ku shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, dëgjohet duke biseduar me përfaqësuesin e Listës Serbe, Sllavko Simiq.

Krasniqi ka thënë se “marrëzia e ka mbuluar pushtetin e Albin Kurtit, teksa e ka shtuar se Kusari – Lila e ka ofenduar Enver Zymberin, Policinë e Kosovës, i cili u vra në veri, në tentimin për ta shtrirë sovranitetin atje”.

“Ofendimi i veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i heroit Enver Zymberi – që ra në detyrë duke mbrojtur sovranitetin e shtetit, si dhe i kolegëve të mi të Partisë Demokratike të Kosovës nga eksponentja kryesore e pushtetit të Albin Kurtit në Kuvendin e Kosovës, është manifestimi më i hapur i mentalitetit tinëzar, mashtrues e pa dinjitet, që e ka kjo mazhorancë që sot e drejton vendin. Aq më shumë kur krejt këto paskan ndodhur gjatë serive të koordinimit me punëtorët e Milan Radojçiqit”, tha Krasniqi në faqen e tij në Facebook.

Ai ka thënë se këto ofendime të shefes së deputetëve të VV-së janë të papranueshme dhe përbëjnë dëshminë e radhës se me këtë mentalitet, Kosova jo vetëm që s’ka të ardhme, por rrezikon ta cenojë edhe të kaluarën e saj të lavdishme.

“Qeverisja e Albin Kurtit e ka degraduar çdo sferë të jetës. Stagnim në ekonomi, komë në diplomaci, kolaps në shendetësi, degradim në arsim, izolim ndërkombëtar e kërcënim të fjalës së lirë. Tashmë edhe dëshmi konkrete për veprime të koordinuara mes Kurtit e Radojçiqit, përmes mashave të tyre Kusari-Lila e Simiq”, tha Kransiqi.

Kreu i PDK-së tha se ka vetëm një rrugë për ta ndalë këtë degradim të gjithanshëm: “zgjedhje të parakohshme sa më shpejt, për ta kthyer Kosovën në drejtimin e duhur!”.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika