Krasniqi: Për dhunën e sotme adresa është e qartë, menaxhimi i KFOR-it ishte me lëshime dhe aspak profesional

Ministri i Ministrisë për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka thënë se për dhunën e sotme adresa është evidente dhe se "menaxhimi i këtyre bandave (bandave kriminale) ishte me shumë lëshime dhe aspak profesional nga ana e KFOR-it"

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi

Ministri i Ministrisë për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka thënë se takimi mes kryetarit i Kryetarit të Komunës së Leposaviqit Lulzim Hetemi me drejtorët e rinj të sapoemëruar është pamundësuar nga grupet kriminale.

Ministri Krasniqi njofton se menaxhimi i këtyre “bandave” ishte nuk ishte profesional nga ana e KFOR-it.

“Është e paligjshme dhe e papranueshme të barazohen përfaqësuesit legjitim e lega me personat me maska. Por, për dhunën e sotme adresa është evidente dhe e qartë. Personat që sot në mënyrë aktive kanë udhëhequr dhe organizuar këto grupe kriminale janë: Ish-kryetari i Komunës së Leposaviqit Zoran Todiq, ish-deputeti Slavko Simiq dhe ish-polici Filipoviq”, shkruan ministri Elbert Krasniqi.

Tutje ai ka shtuar se Prokuroria duhet të merret “me urgjencë me këta përgjegjës dhe banda kriminale” prapa tyre për sulmin dhe dhunën ndaj gazetarëve dhe dëmtimin e pasurisë publike.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika