Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se në takim me presidenten Vjosa Osmani kur të pyetet për vota do të thotë se nuk do të tentojnë të bëjnë qeverinë.
Krasniqi, mes tjerash, ftoi Presidenten që të jetë në krye të detyrës, njofton Dukagjini.
“Ne s’mund të bëjmë Qeveri, Albin Kurti nuk mund të bëjë qeveri. Çka mbetet këtu? Me shku në zgjedhje. E ftojë presidenten e Republikës së Kosovës që të jetë në krye të detyrës. Kërkoj që qysh nesër të në ftojë ose kontaktojë në mënyrë zyrtare për na pyetur a ka dikush shumicë apo jo”.
“Unë sot ju njoftoj se në momentin e parë që do të kem një kërkesë për takim ose letër, brenda 24 orëve do t’ia kthejë përgjigjen me i thënë se nuk mund ta bëjë këtë qeveri. Nuk mundemi me humb më shumë kohë”, deklaroi Krasniqi.