Krasniqi për homazhe në Prekaz: Këtu ka lindur liria e Kosovës

Për nder të 25-vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

Pas homazheve, Krasniqi tha se sakrifica e familjes së komandantit Adem Jashari e ka sjellë lirinë për Kosovën dhe qytetarët e saj.

Ai u shpreh se sakrifica e tyre i ka dhënë drejtim luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Shënojnë ditët kur ka lindur liria e Kosovës dhe e qytetarëve tanë. Andaj, si çdo shqiptar e konsiderojmë obligim për të ardhur në Prekazin e lavdisë së familjes Jashari, për të treguar respektin tonë të përjetshëm, vlerësimin e pafundmë për sakrificën e tyre titanike, e cila i dha drejtim luftës”, ka thënë ai.

Ai përmendi edhe ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), për të cilët, tha se ndihet mungesa e tyre.

“Padyshim që në ditë të shënuara si kjo, ne në këto vitet e fundit e ndjejmë shumë mungesën edhe të themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të Hashim Thaçit e Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tyre, të cilët janë të privuar nga liria dhe po mbahen larg nesh, andaj në ditë të tilla besojmë që çdo shqiptar para se gjithash duhet ta kujtojë dhe ta vlerësojë në mënyrën më të veçantë këtë sakrificë të familjes Jashari, por po ashtu edhe jetën që e ka dhënë secili dëshmor i luftës çlirimtare të UÇK-së”, tha Krasniqi.

Gjatë ditës, Prekazin do ta vizitojnë edhe partitë e tjera opozitare, si dhe krerët e institucioneve.

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika