Krasniqi për rastin e dhunimit të 11-vjeçares: Kryerësve të veprës t’iu shqiptohet dënimi maksimal

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kërkuar dënim maksimal ndaj kryerësve të veprës penale “Dhunimi”, ndaj një 11 vjeçareje në Prishtinë

Memli Krasniqi- kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pas raportimit të dhunimit ndaj vajzës 11 vjeçare në Prishtinë, ka kërkuar nga organet përkatëse që të gjithë kryerësit e veprës të gjenden dhe të njëjtëve t’iu shqiptohet dënimi maksimal.

“Sot, ëndrrat e një fëmije dhe jeta e një familjeje janë shkatërruar. Shteti, me të gjitha kapacitetet e veta, urgjentisht duhet të gjejë të gjithë të përfshirët në këtë krim dhe ndaj tyre, pa hezitim, të shqiptoj asgjë më pak se dënime maksimale”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Ai ka potencuar se “këtë ia kemi borxh vajzës së dhunuar, familjes së saj dhe të gjitha vajzave të reja të cilat sot ndihen të pasigurta në shtetin e tyre”.

“Sot, shoqëria jonë, fatkeqësisht, jo për të parën herë viteve të fundit, ka shpërfaqur vrazhdësinë e saj me dhunën dhe krimin ndaj vajzave dhe grave”, shkroi Krasniqi.

Ndryshe, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka njoftuar se të mërkurën e 30 gushtit do të protestojnë në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Protesta do të nisë në orën 12:00, ku do të kërkohet mbrojtje dhe siguri nga shteti për vajzat dhe gratë, trajtim të drejtë të rasteve të dhunës ndaj grave dhe dënime meritore për dhunuesit, si dhe legalizimin e përdorimit dhe shpërndarjen e gazit irritues për vetëmbrojtje (pepper spray).

“Përdhunimi i shumëfishtë ndaj të miturës raportohet të jetë bërë për shtatë orë. Ky rast i përdhunimit është edhe një alarm që tregon për pasigurinë dhe tmerrin të cilin e jetojnë vajzat dhe gratë në Kosovë, në çdo hapësirë ku ato gjenden. Në Kosovë, rrugët, parqet, sheshet, dhomat e shtëpisë, hapësirat e shkollës a punës janë shpesh edhe vende krimi. Aty vajzat e gratë ngacmohen, dhunohen e vriten. E shteti e shoqëria, përtej sensacionit, heshtin. E kjo heshtje po ua merr sigurinë dhe jetën vajzave e grave”, thuhet në njoftim.

Në njoftimin e këtij grupi është theksuar se përkundër dhunës së dukshme e të përditshme, “shteti është duke dështuar që ta trajtojë sigurinë e grave si çështje të sigurisë publike”.

Sipas tyre, raporte të ndryshme tregojnë që rastet e dhunës ndaj grave hasin në neglizhencë institucionale, me dënime të cilat shpesh janë nën ndëshkimet e parapara me ligj.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika