Krasniqi pret në takim deputetin kanadez, Seeback dhe bashkëshorten e tij Fluturën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se ka pritur në takim deputetin kanadez, Kyle Seeback dhe bashkëshorten e tij, Fluturën.

“Në selinë e PDK-së kisha kënaqësinë që të pres dy mysafirë të veçantë – deputetin kanadez, që tashmë është bërë edhe dhëndërr i Kosovës, Kyle Seeback, si dhe bashkëshorten e tij, Fluturën,” shkruan Krasniqi.

Krasniqi njofton se gjatë takimit kanë diskutuar për raportet mes shtetit të Kanadasë dhe Kosovës.

E po ashtu thotë se janë krah i rëndësishëm i mbështetjes së shtetit dhe popullit.

“Me Kyle, i cili është anëtar i Grupit të Miqësisë me Kosovën, si dhe ministër në Hije për Tregti Ndërkombëtare, diskutuam për raportet mes dy shteteve tona dhe mundësitë e fuqizimit të këtyre raporteve. Kanada në përgjithësi, e Kyle në veçanti, janë krah i rëndësishëm i mbështetjes ndaj shtetit dhe popullit tonë. Faleminderit për vizitën, Kyle dhe Flutura,” shkruan Krasniqi.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika