Krasniqi: Rreth 700 familje do të përfitojnë drejtpërdrejt nga hapja dhe ndërtimi i rrugës “Ali Zeneli” në Mitrovicë

"Jam i lumtur dhe krenar me Bedriun dhe ekipin e tij, nën udhëheqjen e së cilit Mitrovica çdo ditë po merr pamje tjetër. Një qytet i organizuar, ku zyrtarët komunalë japin llogari dhe ku institucionet angazhohen çdo ditë për mirëqenien e qytetarëve të tyre, është gjithçka që kanë merituar mitrovicasit"

Krasniqi: Rreth 700 familje do të përfitojnë drejtpërdrejt nga hapja dhe ndërtimi i rrugës “Ali Zeneli” në Mitrovicë

I pari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se rreth 700 familjë do të përfitojnë nga hapja dhe ndërtimi i rrugës “Ali Zeneli”, në Mitrovicë.

Më tej Krasniqi ka thënë se pas një angazhimi më banorët e saj zone, kryetari i kësaj komune, Bedri Hamza, ka nisu punën për realizim e këtij projekti.

“Rreth 700 familje do të përfitojnë drejtpërdrejt nga hapja dhe ndërtimi i rrugës “Ali Zeneli” në Mitrovicë, për të cilët, qarkullimi dhe jetesa do të bëhet më e lehtë me përfundimin e këtij projekti. Pas një angazhimi të gjatë, në bashkëpunim me banorët, Kryetari Bedri Hamza ka nisur sot edhe zyrtarisht punën për realizimin e këtij projekti transformues për qytetin e Mitrovicës. Jam i lumtur dhe krenar me Bedriun dhe ekipin e tij, nën udhëheqjen e së cilit Mitrovica çdo ditë po merr pamje tjetër. Një qytet i organizuar, ku zyrtarët komunalë japin llogari dhe ku institucionet angazhohen çdo ditë për mirëqenien e qytetarëve të tyre, është gjithçka që kanë merituar mitrovicasit”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Për fund ai ka thënë se “për Mitrovicën, megjithëse në mungesë të mbështetjes nga Qeveria qendrore, nuk do të ndalemi asnjë ditë”.

 

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika