Krasniqi: Takimi te presidentja nuk solli përparim, por ishte një hap i duhur

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka komentuar takimin me presidenten Vjosa Osmani me krerët e partive parlamentare, duke vlerësuar se megjithëse nuk pati ndonjë përparim konkret për zhbllokimin e krizës politike, takimi përbën një hap të duhur në përballjen me situatën aktuale.

Në Debat Plus, Krasniqi tha se PDK-ja ka qenë nxitëse që presidentja të marrë një rol më aktiv në zgjidhjen e ngërçit, në përputhje me kompetencat e saj kushtetuese.

“Sot ishim në takim dhe më vjen mirë që u mbajt me iniciativën e presidentes. Dëshiroj të thekso se si PDK, qysh javën e kaluar kemi propozuar që presidentja të marrë një rol në kuadër të përgjegjësive kushtetuese që i ka, si garantuese e uniteti qytetar dhe si garantuese e funksionimit kushtetues të institucioneve. Dhe ne mungesë të kësaj të dytës, kemi besuar se si e vetmja udhëheqësja e institucioneve të larta, që ka mandat legjitim do të duhej të na mblidhte. Përndryshe do të ishte e pamundur që të takoheshim të gjithë. Jo që kisha shpresa të mëdha në zgjidhje, por të ishte edhe një hap përpara. Sepse nga këndvështrimi ynë si PDK, jemi munduar në çdo hap, që veprimet tona e qëndrimet tona të jenë kontribut për të dal nga kriza dhe bllokada që jemi si vend dhe jo vetëm si Kuvend”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi tha se takimi nuk solli ndonjë ndryshim në qëndrimet e palëve, por propozoi që presidentja të shqyrtojë mundësinë për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese me pyetje për sqarim kushtetues.

“Takimi ishte përsëritje e qëndrimeve të cilat i kemi. Dhe nuk është që rezultoi më ndonjë zhvillim pozitiv që do të mundësonte daljen nga kriza. Por, megjithatë nuk duhet ta shohim si të pavlerë, përkundrazi besoj që ka qenë një hap i duhur. Presidentes i kam propozuar që të shoh mundësinë për të iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese, me pyetje kushtetuese”, ka shtuar Krasniqi.

Shija e redaktorit

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Të fundit nga rubrika