Krasniqi takohet me Këshillin Politik të PDK-së, diskutojnë për zhvillimet e fundit në vend

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi ka njoftuar se është takuar me Këshillin Politik të PDK-së. Krasniqi i ka bërë thirrje Qeverisë që mos të dorëzohet para barrikadave të "grupeve kriminale të kontrolluara nga Serbisë"

Pamje nga takimi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se këtë të premte ka takuar Këshillin Politik të PDK-së, me të cilin kanë diskutuar në lidhje me zhvillimet e fundit në Kosovë.

Krasniqi ka njoftuar se së bashku me Koordinatorin, Akademik Arsim Bajrami, kanë shprehur “shqetësimin e madh me realitetin e ri i cili po tentohet të krijohet në pjesën veriore të Kosovës”.

“Injorimi që Qeveria ia ka bërë kësaj situate vetëm sa e ka vështirësuar konsolidimin e sovranitetit të plotë në atë pjesë të Kosovës dhe po rrezikon një valë të re të largimit të shqiptarëve. Edhe një herë, i bëjmë thirrje Qeverisë që mos të dorëzohet para barrikadave të grupeve kriminale të kontrolluara nga Serbisë”, ka shkruar kreu i PDK-së.

Krasniqi ka theksuar se zbatimi i ligjshmërisë në tërë territorin e Republikës së Kosovës “nuk kërkon kompromis, por lidership shtetëror”.

“Me Këshillin Politik kemi diskutuar edhe për pranimin me të drejta të plota në Aleancën e Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës (ALDE). Pranimi në ALDE vjen si konfirmim i përbrendësimit të vlerave evropiane dhe njohjes së reformave thelbësore që PDK ka bërë gjatë këtij viti”, ka thënë tutje Krasniqi.

Krasniqi ka potencuar se në një takim të ndarë ka takuar edhe Kryetarët e Degëve të PDK-së dhe kanë diskutuar për zhvillimet politike, projektet komunale dhe, “me theks të veçantë, diskriminimin që Qeveria po u bën komunave që udhëhiqen nga PDK”.

Tutje, Krasniqi ka thënë se me kryetarët e Degëve kanë folur edhe për ecurinë e zgjedhjeve në Rininë Demokratike të Kosovës.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika