Krasniqi takohet me Varhelyin, diskutojnë për procesin e integrimit evropian të Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, këtë të enjte është takuar me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, me të cilin ka diskutuar për procesin e integrimit evropian të Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, këtë të enjte është takuar me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Ky takim është zhvilluar në kuadër të vizitës së Krasniqit në Bruksel.

Gjatë takimit është diskutuar për procesin e integrimit evropian të Kosovës.

“Gjatë vizitës sime në Bruksel, takova edhe Komisionerin e Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi. Bashkë diskutuam për procesin e integrimit evropian të Kosovës dhe rëndësinë që shteti ynë të mos lihet mbrapa në këtë proces”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Sipas tij, për shtetin dhe qytetarët e Kosovës, është tejet e nevojshme që perspektiva evropiane të jetë e qartë dhe e prekshme.

“Për PDK-në, anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe institucionet euro-atlantike, është vizioni, misioni dhe rruga e vetme përpara”, shtoi më tej ai.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika