Krasniqi takon Lajçak, diskutojnë për situatën në veri

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është takuar me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi dhe Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit politike në veri të Kosovës

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe Miroslav Lajçak





Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, të hënën e 14 nëntorit në kuadër të vizitës së tij në Bruksel, është takuar me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi dhe Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Faxcebook, Krasniqi ka theksuar se gjatë këtij takimi është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në veri të Kosovës.“Bashkë diskutuam për zhvillimet e fundit në pjesën veriore të Kosovës, situatë për të cilën nevojiten veprime të përgjegjshme politike”, shkroi Krasniqi.

Emisarit Lajçak, Krasniqi i ka ritheksuar qëndrimin për një marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi, me njohjen reciproke në qendër dhe e cila garanton anëtarësimin e Kosovës në OKB.

“Integrimi euro-atlantik i Kosovës është rruga e vetme përpara, për të cilën, unë dhe Partia Demokratike e Kosovës mbesim thellësisht të përkushtuar”, shtoi ai.

Vizita e tij në Bruksel ishte paralajmëruar nga vetë Krasniqi.

Ai kishte njoftuar se gjatë kësaj jave do të udhëtojë drejt Brukselit dhe Washingtonit për vizitë zyrtare.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Krasniqi ka thënë se Kosova, situata aktuale, sfidat dhe rrugët përpara do të jenë tema të diskutimeve në dy kryeqendrat e globit.

“Gjatë javës së ardhshme do të zhvilloj një vizitë zyrtare në Bruksel dhe Ëashington DC. Kohët e vështira kërkojnë koordinim dhe bashkëpunim me partnerët e vërtetë, të besueshëm dhe strategjikë. Me miq të cilët ia duan të mirën Kosovës, popullit tonë dhe që mbajnë gjithmonë dyert hapur për ne”, ka shkruar Krasniqi.





Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika