Krasniqi takon mërgatën në Gjenevë: Përveçqë dhatë gjithçka, e sollët edhe Kosovën në Zvicër

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka takuar komunitetin shqiptar në Kantonin e Gjenevës, ku ka thënë se mërgimtarët tanë atje përveçqë kanë dhënë gjithçka për Kosovën, e kanë sjellë atë edhe në Zvicër

Pamje gjatë takimit të kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi me komunitetin shqiptar në Kantonin e Gjenevës.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka takuar komunitetin shqiptar në Kantonin e Gjenevës.

Krasniqi, nëpërmjet një postimi në Facebook, është shprehur se festa e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës nuk mund të përmbyllej pa e ndarë gëzimin me mërgatën, e cila i ka dhënë shumë Kosovës për arritjen e lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit.

“Falënderim për Prof. Djawed Sangdel, drejtor menagjues i Swiss UMEF University, në hapësirat e të cilit patëm një takim mbresëlënës me komunitetin shqiptar në Kantonin e Gjenevës. Mërgata jonë këtu, përveçqë kanë dhënë gjithçka për Kosovën, po ashtu ka sjellë edhe Kosovën në Zvicër. Xhaka, Shaqiri, Behrami e shumë sportistë e artistë të tjerë, sot i bëjnë nder secilit qytetar të Kosovës, secilit shqiptar kudo që është, me kontributin e tyre në zhvillimin e sportit, artit e kulturës dhe fushave të tjera këtu në Zvicër”, ka shkruar Krasniqi.

Memli Krasniq, kryetari i PDK-së, gjatë takimit të komunitetit shqiptar në Kantonin e Gjenevës.

Po ashtu, kreu i PDK-së ka thënë se duke krijuar mundësi për rikthimin e trurit dhe investitorëve nga mërgata në Kosovë, mund të ndërtohet një ardhme më prosperuese për shtetin dhe qytetarët e Kosovës.

Ndërkaq, ai ka shtuar se është për t’u përshëndetur fakti që mërgata ka arritur të integrohet më mirë se kushdo tjetër nga jashtë, pa e shkëputur as edhe më të voglin element që i lidh me Kosovën dhe me kombin tonë, nga kjo, sipas tij, dilema rreth të ardhmes tonë nuk ka.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika