Krasniqi: UDB-ashët Demë Mujaj e Jakup Lonçari më zhveshën lakuriq, më torturuan ekstremisht

Nimon Krasniqi, ish i burgosuri politik, përmend shtatë pjesëtarë shqiptarë të UDBA-s jugosllave që e torturuan për më shumë se gjashtë muaj: Mehmet Haskiu, Mehmet Loci, Xhelajdin Beqiri, Ismajl Nallbani, Qazim Mazrekaj, Dem Muja dhe Jakup Lonçari.

“Mehmet Haski, Mehmet Loci, Xhelajdin Beqiri, Ismajl Nallbani, Qazim Mazrekaj, Dem Muja dhe Jakup Lonçari”.

Këta janë pjesëtarët shqiptarë të UDBA-së jugosllave ka treguar veprimtari i çështjes kombëtare, Nimon Krasniqi, të cilët e kanë torturuar për më shumë se 6 muaj të tërë.

Krasniqi përmend këta persona si përgjegjës për torturat brutale ndaj tij dhe shumë të rinjve të tjerë shqiptarë.

“Këta janë ata famëkëqijtë që shpirtin ua kanë nxjerrë rinisë shqiptarë nëpër burgje. Shpirtin ua kanë nxjerrë. I kam përjetuar jo vetëm grushtin e tyre, por edhe nënçmimet njerëzore. Se edhe na kanë pru deri të vetëvrasja. Gjithmonë e kemi shikuar dritaren, qysh me u gjuajt prej katit të tretë, me u largu prej duarve të tyre. Na kanë fyer shumë. Gjuhë denigruese, barbare… sesa torturat për ty nuk ish e rëndësishme më…

Kur vjen një natë Dem Muja, se këta zakonisht torturat i bënin natën. Siç na ka marrë mendja neve edhe për shkak të njerëzve që ishin rrugëve, u niheshin gjëmat tona në gjysmë të qytetit. Dhe vjen atë Dema, ke mund me pa edhe në fytyrë që ishte i pitë me alkool. Na futshin në ujë të ftohet një herë, ka qenë janar dhe na dërgojshin nalt. Atë natë me zhveshën lakuriq, ishte e tmerrshme, s’kishte kuptim më jeta. Vjen prej një fshati të edukuar, edhe me shku me u desh lakuriq ishte ajo maja e së keqes… 7 kanë qenë atë natë rend, Dema i printe me Jakupin, edhe i dëgjojsha që kam me ia nxjerrë tamlin e nënës ia ka më tregu e çka ka lidhje me Etem Çekun… se ish problemi me bë lidhjen…”, ka thënë Krasniqi “Debat Plus”.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika