Prishtina Mall ka bërë një nga lëvizjet më të fuqishme financiare në historinë e sektorit privat në Kosovë. Nënshkrimi i marrëveshjes për kredi prej 75 milionë eurosh me International Finance Corporation (IFC), pjesë e Grupit të Bankës Botërore, nuk është një reagim i dëshpëruar ndaj vështirësive, por një investim i qëllimshëm për ta shndërruar këtë qendër në një pol rajonal të tregtisë moderne, teknologjisë dhe standardeve të avancuara.
Narrativa se kjo kredi është “oksigjen për mbijetesë” bie përballë një fakti të thjeshtë: IFC financon vetëm projekte që kanë potencial të qartë zhvillimi, strukturë të qëndrueshme dhe vizion afatgjatë. Vendimi për të investuar në Prishtina Mall është një votë e fortë besimi ndërkombëtar për këtë projekt dhe për kapacitetin e tij për të udhëhequr tregun rajonal.
Kjo marrëveshje nuk është vetëm një transaksion financiar, por një sinjal i qartë se Prishtina Mall po hyn në një fazë të re zhvillimi strategjik. Fondet do të përdoren për investime që e rrisin ndjeshëm vlerën, funksionalitetin dhe konkurrueshmërinë e qendrës, duke përfshirë:
-
instalimin e sistemeve moderne të energjisë diellore dhe rritjen drastike të efikasitetit energjetik,
-
modernizimin e infrastrukturës dhe transformimin teknologjik,
-
krijimin e kushteve për ardhjen e brendeve të reja elitare ndërkombëtare,
-
rritjen e cilësisë së përvojës së vizitorëve dhe standardeve të shërbimit.