Krerët e shtetit dhe Walker kryejnë homazhe në Reçak në 27-vjetorin e masakrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak, në shënim të 27-vjetorit të Masakrës së Reçakut.

Homazhet u zhvilluan në nderim të 45 civilëve shqiptarë, të cilët u masakruan nga forcat paramilitare serbe në janar të vitit 1999.

Kjo masakër tronditi opinionin ndërkombëtar dhe u bë e njohur për botën falë deklarimeve të ambasadorit William Walker, ish-shef i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë.

William Walker, mik i dëshmuar i Kosovës, është i pranishëm edhe këtë vit në Reçak për të nderuar viktimat e pafajshme, ndërsa u theksua se drejtësia për këtë krim ende nuk është vënë në vend.

27 vjet nga Masakra e Reçakut, qindra qytetarë bëjnë homazhe

“Krejt kufomat ishin të ngrira” – dëshmi tronditëse 27 vjet pas masakrës së Reçakut

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika