Krerët e shtetit urojnë festën e Pashkëve

Sipas Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, festa e Pashkëve po festohet në rrethana të trishtueshme ku paqja dhe liria në Evropë po kërcënohen nga tirani dhe despotë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar pashkët ortodokse, duke theksuar se “Solidarizohemi me shumë ukrainas që festojnë sot nën atmosferën e luftës.”

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka shtuar se kjo festë po festohet në rrethana të trishtueshme ku paqja dhe liria në Evropë po kërcënohen nga tirani dhe despotë.

Sipas Osmanit, pashkët janë manifestim i forcës së përbashkët , humanizmit e solidaritetit që ngjallin shpresën për të ardhmen.

May be an image of text

“Gëzuar Pashkët të gjithë besimtarëve ortodoksë! Kjo festë është shëmbëllim i solidaritetit, dashurisë dhe shpresës për ditë më të mira, ndaj uroj që në çdo familje të mbretërojë paqja dhe lumturia. Pashkët janë manifestim i forcës sonë të përbashkët, humanizmit e solidaritetit, të cilat ngjallin shpresën për të ardhmen”, ka shkruar Osmani në facebook.

Në anën tjetër, edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmjen e së shtunës ka uruar festën e Pashkëve.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka theksuar se “besimtarëve ortodoksë në këtë ditë i trokasin vezët e kuqe në ndërrimin e së shtunës me të dielën dhe urojnë njëri-tjetrin për fillim të ri, në përqafime gëzimi për ringjalljen e shpresës.

Kurti Informs European Commission He's in Charge of Kosovo's Talks with Serbia - Exit - Explaining Albania
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Sipas të parit të Qeverisë, për çdo vit në pranverë, sipas traditës mijëvjeçare, besimtarët ortodoksë me familjet dhe miqtë e tyre pas kreshmës 40 ditore, kremtojnë javën e shenjtë që kulmon me Pashkën ditën e diel.

“Këtë pranverë, në këtë kremtim, urojmë që shpresa dhe jeta të triumfojë mbi gjithçka, që ndihma ta mbizotërojë egoizmin, që e drejta ta largojë të keqen, së bashku dhe me vullnetin dhe përpjekjen e të gjithëve”, ka shkruar Kurti.

Edhe Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, ka uruar festën e Pashkëve.

“Ushtarakëve të FSK-së, qytetarëve të vendit, bashkëkombësve e miqëve tanë të besimit të krishterë ortodoks, gëzuar Pashkët,” ka shkruar Mehaj në Facebook.

May be an image of 1 person and standing
Armend Mehaj, Ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës

Festa e Pashkëve është një festë “e lëvizshme”, do të thotë që bie në ditë të ndryshme në varësi të vitit dhe me dallime mes kalendarit katolik, ortodoks dhe hebre.

Pashkët, kuriozitete lidhur me festën e besimtarëve katolikë

Me rastin e këtyre festave, që janë gjithmonë në pranverë, zhvillohen rituale shoqëruese, zakone fetare dhe popullore.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

Të fundit nga rubrika