Krishtlindja shënohet me mesazhe paqeje dhe përgjegjësie shoqërore

Besimtarët e krishterë anembanë botës po festojnë sot Krishtlindjen, festën e lindjes së Jezu Krishtit, e cila përfaqëson shpresën, dritën dhe dashurinë për njerëzimin.

Edhe në Kosovë, kjo ditë kremtohet me meshë solemne dhe tubime familjare, ku besimtarët shkëmbyejnë urime për paqe, mirësi dhe harmoni.

Në Katedralen “Nëna Terezë” në Prishtinë, u mbajt mesha qendrore e Krishtlindjes, e udhëhequr nga Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji.

Gjatë fjalës së tij, Ipeshkvi Gjergji theksoi rëndësinë e kësaj feste si një moment reflektimi dhe falënderimi ndaj Zotit, duke u ndalur veçanërisht te nevoja për paqe, drejtësi dhe bashkim mes njerëzve.

Ai ngriti shqetësimin për gjendjen globale, duke theksuar se bota po përballet me kriza të thella morale, luftëra, padrejtësi dhe varfëri, të cilat po dëmtojnë rëndë shpresën e brezave të rinj.

Në mesazhin e tij, Dodë Gjergji bëri thirrje edhe për përgjegjësi qytetare dhe politike në Kosovë, duke theksuar se vendi ka nevojë për stabilitet të qëndrueshëm, forcim të institucioneve dhe përshpejtim të procesit të integrimit evropian, pa humbur vlerat themelore të shoqërisë.

Ai u shpreh se secili qytetar mban përgjegjësi për realitetin shoqëror dhe ftoi të gjithë që të kontribuojnë për një shoqëri më të drejtë, më të bashkuar dhe më paqësore.

Krishtlindja, si festa më e madhe e krishterimit, festohet çdo vit në natën ndërmjet 24 dhe 25 dhjetorit, duke sjellë mesazhin e shpresës dhe besimit për një të ardhme më të mirë./RTK

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika