Kritika për gjyqësorin pas arratisjes së Sekiraqës, Rrustemi: Jo e rastësishme

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka reaguar pas arratisjes së Enver Sekiraqës

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka reaguar pas arratisjes së Enver Sekiraqës, për të cilin Gjykata e Apelit kishte vendosur ta kthente Sekiraqën në paraburgim, pasi Themelorja më 3 maj  ia kishte ndërprerë masën e arrestit shtëpiak duke e lënë të mbrohej në liri.

Me anë të një postimi në Facebook, Rrustemi e ka quajtur jo të rastësishme këtë rast.

Ai thotë se kjo është një shprehi e sistemit gjyqësor.

Rrustemi ka potencuar se derisa nuk do të ketë vetting në sistem, rastet e tilla do të mbesin mentalitet i punës.

“Fakti që befasohemi rast pas rasti me sistemin tonë gjyqësor si ky i djeshmi me arratisjen e Sekiraqës në fakt do të duhej të na bënte të reflektojmë pak më thellë. Kjo nuk është rastësi, por shprehi e këtij sistemi. Për aq kohë sa nuk do të ketë vetting në këtë sistem, këto raste nuk do të jenë më raste, por sistem e mentalitet i punës”, shkroi ai.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika