Kriza e Trafikut Urban – ”Prishtina ka përmbushur obligimet”: Bajqinovci kërkon veprim të shpejtë nga niveli qendror

Pëllumb Bajqinovci nga Komuna e Prishtinës, në një lidhje direkte në FIVE në RTV Dukagjini, ka deklaruar se ka ekzistuar vullnet i plotë nga të gjithë asamblistët e të gjitha partive politike për ta zgjidhur sa më shpejt situatën e krijuar me bllokadën e Trafikut Urban.

Ai ka thënë se të gjithë asamblistët në seancën e jashtëzakonshme kanë votuar pro bartjes së mjeteve financiare.

“Të gjithë unanimisht e votuan bartjen e mjeteve. Realisht 39 asambleistë votuan për, një ka qenë abstenim”, theksoi Bajqinovci.

Ai shtoi se institucionet komunale kanë vepruar menjëherë pas votimit.

“Organet tona menjëherë kanë përcjellë dokumentacionin Ministrisë së Financave sot në mëngjes, dokumentacionin tjetër të kërkuar. Sigurisht se vullneti ka qenë i të gjithëve; pjesa e cila i takon kryeqytetit, Komunës së Prishtinës, veçse është përmbush”, tha ai.

“Menxi presim me rifillu punën” – Smajli: Transportuesit privat gati pas alokimit të mjeteve

Izet Smajli nga Shoqata e Transportit Privat ka deklaruar në një lidhje direkte në FIVE në RTV Dukagjini se transportuesit privat janë të gatshëm të rifillojnë punën menjëherë sapo të bëhet alokimi i mjeteve financiare nga institucionet.

“Menxi s’presim që me fillu punën, kemi nevojë dhe për atë jemi të thirrur edhe me iu ofru qytetarëve transport qysh ka qenë më parë, më herët,” u shpreh Smajli, duke theksuar gatishmërinë për rikthimin e shërbimit publik.

Ai ka kritikuar institucionet për vonesat në marrjen e masave, duke thënë:
“Normal që janë vonuar… qe 6 muaj kishin me bë pagesa apo janë vonu, por kemi ardhë në këtë pikë për shkak se më herët kanë qenë dy palë zgjedhje.”

Sipas tij, edhe furnizimi me naftë ka qenë i mundur vetëm falë besimit të krijuar gjatë viteve mes kompanive private dhe furnitorëve:
“Kompanitë private janë furnizu me naftë në ato pikat ku i kanë prit, se kanë pas një bashkëpunim bukur të gjatë me ta dhe kanë pas një besim, kështu që iu kanë dhënë naftë siç thojmë na ‘veresi’.”

Transportuesit privat mbeten në pritje të alokimit të fondeve për të rikthyer normalitetin në shërbimin e transportit publik në Prishtinë.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika