Kriza në Kuvend, Kurti nuk përgjigjet nëse do ta respektojë aktgjykimin e kushtetueses

Kryeministri në detyrë dhe lideri i VV-së, Albin Kurti nuk iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse do ta respektojë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. E kjo e fundit ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për situatën në Kuvendin e Kosovës dhe kështu është ende në fuqi masa e përkohshme që pezullon çdo veprim në Kuvend. Analistët politike shprehin skeptik për zgjidhje.

Njoftimin e së premtes të Lëvizjes Vetëvendosjes nuk e ka qartësuar as këtë të hënë lideri i saj, Albin Kurti.

Ai nuk është përgjigjur nëse do ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese kur është pyetur sot nga gazetarët.

Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese e Kosovës, ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë në Gazetën Zyrtare, në lidhje me vlerësimin e kushtetutshmërisë së “Vendimit të Kuvendit për votimin e Komisionit për votim të fshehtë, në kuadër të vazhdimit të seancës konstituive të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit”.

Kushtetuesja të premten njoftoi se shpallur të pavlefshme të gjitha seancat e mbajtura nga data 27 qershor deri më 26 korrik 2025 dhe ka urdhëruar që votimi për kryeparlamentarin të bëhet në formë të hapur dhe që partia fituese nuk mund ta propozojë të njëjtin kandidat për këtë post më shumë se tri herë.

Nga Lëvizja Vetëvendosje, parti nga e cila është edhe kryesuesi i seancës që duhet të thërras vazhdimin e seancës konstituive, kanë thënë se nuk kanë çfarë të flasin pa pranuar vendimin e plotë.

E analisti Afrim Kasolli thotë se LVV-ja, është duke justifikuar veprimet e veta, duke interpretuar aktgjykimin bazuar në interesa partiake.

“Ajo që unë frikësohem që Lëvizja Vetëvendosje të tentojë që të e interpretojë këtë aktgjykim me interesat e saj partiake që të luftojë si me aktgjykimin e fundit që të e justifikojë sjelljen e saj që është konformë normave të mirëfillta kushtetuese por që gabimi i gjykatës kushtetuese që të mos formulohet një aktgjykim i drejtë kështu e shoh problemin kryesor”, ka thënë Kasolli.

Sipas tij, deklarimet e përfaqësuesve të partisë fituese lënë të interpretohet se nuk do të ketë respektim të këtij aktgjykimi.

“Në përgjithësi nëse e marrim në total nëse e marrim qëndrimin politik të Lëvizjes Vetëvendosje gjuhën e tyre politike retoriken e tyre politike ndaj këtij aktgjykimi ata nuk japin shenja se do e zbatojnë një vendim të tillë nuk janë të pajtimit me këtë dhe nuk mund të pritet zbatimit i këtij aktgjykimi…”, ka shtuar Kasolli.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk mund të marrin asnjë veprim deri në publikimin e plotë të aktgjykimit nga Kushtetuesja, meqë kjo e fundit ka lënë në fuqi edhe më tutje masën e përkoheshme për pezullim të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Deputetët janë mbledhur përmbi 50 herë, por nuk kanë arritur të zgjedhin kryetarin e Kuvendit.3

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika