KRM “Pastrimi” apelon tek banorët e lagjes Dardania: Mos i hidhni mbeturinat jashtë kontejnerëve

Ekipet e Kompanisë Rajonale për Menaxhimin e Mbeturinave “Pastrimi” kanë intervenuar dhe kanë larguar sasinë e madhe të mbeturinave të hedhura jashtë kontejnerëve në lagjen “Dardania”, pavarësisht se ata kanë qenë të zbrazur.

Sipas njoftimit të KRU “Pastrimi”, kjo situatë nuk po krijohet nga mungesa e shërbimit, por nga hedhja e pakontrolluar dhe e papërgjegjshme e mbeturinave, njofton Dukagjini.

“Kontejnerët janë për mbeturina shtëpiake dhe nuk duhet të përdoren për mbeturina voluminoze, materiale inerte apo pajisje të vjetra shtëpiake”, thuhet në njoftim.

Mes tjerash, nga kompania u kanë apeluar qytetarëve për bashkëpunim dhe kujdes të shtuar duke theksuar se pastërtia e qytetit është përgjegjësi e përbashkët.

“Ne pastrojmë, por pa bashkëpunimin tuaj, kjo betejë bëhet shumë më e vështirë. Faleminderit të gjithë atyre që respektojnë rregullat dhe kontribuojnë çdo ditë për një qytet më të pastër”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika