KRU “Prishtina” kërkon shpenzim racional të ujit të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" ka kërkuar nga qytetarët të kenë kujdes në përdorimin e ujit

Foto e postuar në llogarinë e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit "Prishtina" në Facebook

Kompania Rajonale e Ujësjellsit “Prishtina”, të shtunën e 23 korrikut ka bërë kërkesë për shpenzim racional të ujit të pijshëm.

“Sot, si gjithnjë, kërkojmë shpenzim racional të ujit të pijshëm”.

“Të ua mundësojmë secilit konsumator të ketë furnizim me ujë, në këtë kohë me temperatura mjaft të larta”, thuhet në postimin e KRU “Prishtina”.

KRU “Prishtina” ka njoftuar se në çdo pikë trajtimi, në të gjitha qytetet, po trajtojnë ujë me kapacitet maksimal.

“Pavarësisht kapacitetit maksimal në trajtim dhe shpërndarje ,temperaturat e larta po shoqërohen me kërkesë jashtëzakonisht të madhe për ujë, rrjedhimisht edhe keqpërdorime të larta’.

Sipas KRU “Prishtina” kjo është arsyeja pse disa zona të larta të furnizimit kanë mungesë të ujit të pijshëm.

 

Mehaj apelon qytetarët që të kenë kujdes në shpenzimin racional të ujit

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika