Kompania Rajonale e Ujësjellësit, Prishtina, ka njoftuar se banorët e disa rrugëve në Graçanicë do të mbeten pa ujë përkohësisht për shkak të një rrjedhjeje në gypin DN 160 në rrugën Brigada 153.
Sipas njoftimit rrugët e prekura janë: Brigada 153, Minatori, Mramorit, Shkëlzen Syla, 10 Qershori, Florina, Ramë Haxholli dhe Adnan Loku.
Ekipet e ujësjellësit po punojnë për të riparuar defektin dhe furnizimi me ujë do të rifillojë sapo të përfundojnë punimet.