KRU “Prishtina” u bën thirrje konsumatorëve t’i instalojnë ujëmatësit individualë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” u ka bërë thirrje konsumatorëve që të instalojnë ujëmatësit individualë.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ata kanë shkruar se ujëmatësi individual është i nevojshëm në rast të rrjedhjes së ujit brenda ndërtesës, teksa kanë shtuar se faturimi u vendoset atyre që kanë ujëmatës të përbashkët.

“Lusim konsumatorët të cilët jetojnë në ndërtesa kolektive ( të vjetra si psh. lagjja ‘ Ulpiana’, ‘Dardania’, ‘Bregu i Diellit’, etj) e të cilët faturohen me ujëmatës të përbashkët, që sa më shpejt të instalojnë ujëmatës individual për shkak të faturimit sa më real. Ju që keni 2 vertikale duhet të vendosni 2 ujëmatës, 3 vertikale 3 ujëmatës, 4 vertikale, 4 ujëmatës, 5 vertikale, 5 ujëmatës. Pse duhet të instalohet ujëmatësi individual: Në rast të ndonjë rrjedhje të ujit në ndonjë vertikale brenda ndërtesës, i tërë uji që rrjedh iu faturohet juve që jeni me ujëmatës të përbashkët, me ç’rast edhe nuk jemi përgjegjës për çfarëdo dëmtimi brenda ndërtesës suaj”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

Po ashtu, sipas njoftimit, vendosja e ujëmatësve individualë për herë të parë vendoset nga konsumatori.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika