Kryeministri Kurti viziton familjen e policit të vrarë në veri

"Kohën nuk mundemi ta kthejmë prapa, shtëpia qenka plot e tashmë na keni edhe neve", u është drejtuar Kurti familjarëve të policit, Afrim Bunjaku, që mbeti i vrarë në veri gjatë kryerjes së detyrës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkuar për ngushëllime te familja e policit, Afrim Bunjaku, që u vra gjatë kryerjes së detyrës nga grupet kriminale serbe në veri.

“Kohën nuk mundemi ta kthejmë prapa, shtëpia qenka plot e tashmë na keni edhe neve”, u është drejtuar Kurti familjarëve.

Afrim Bunjaku mbeti i vrarë, ndërsa Alban Rushiti mbeti i plagosur si pasojë e sulmeve ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, mëngjesin e së dielës.

Policia ka thënë se tre sulmues janë vrarë dhe një është arrestuar.

Sipas policisë, edhe katër persona të tjerë janë arrestuar për posedim të armëve,të municionit dhe të radiolidhjeve.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje sulmuesve që të dorëzohen, pasi janë të rrethuar nga zyrtarët policorë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur sulmin si terrorist, duke thënë se krimi i organizuar me “mbështetje politike, financiare dhe logjistike nga Beogradi zyrtar po e sulmon shtetin tonë”.

Në një komunikatë për media, nga policia thonë se në zonën e fshatit Banjska situata e sigurisë vazhdon të qëndrojë e tensionuar, po ashtu, sulmet me armë zjarri ndaj njësiteve policore po vazhdojnë në intensitet të njëjtë, varësisht nga lëvizjet e grupeve kriminale.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika