Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi.
Takimi ndërmjet dy homologëve u zhvillua në ambientet e Kuvendit të Kosovës, në kuadër të vizitës zyrtare të kryeparlamentarit shqiptar në Kosovë.
Gjatë ditës, Peleshi, do të pritet në takim në orën 11:15 nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Ndërkaq, në orën 11:50, ai do të zhvillojë takim edhe me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.