Kryeqyteti i Pakistanit përmbytet nga shirërat

Kryeqyteti pakistanez, Karaçi, është përfshirë nga shirërat e rrëmbyshëm të cilët kanë shkaktuar përmbytje në shumë pjesë të vendit, përfshirë rrugët kryesore, një pjesë të madhe të nënkalimeve e disa shtëpi në distriktin Lasbela

Pakistan, Karaçi

Kryeqyteti pakistanez, Karaçi, është përmbytur nga shirërat të hënën e 11 korrikut, të cilat kanë shkaktuar dëme të mëdha.

Përmbytjet kanë përfshirë rrugët kryesore të Karaçit, ku strehohen institucionet financiare dhe selitë e bankave, përfshirë bankën qendrore të Pakistanit.

Ndërkaq për të shpëtuar njerëzit e bllokuar shërbimet e shpëtimit kanë përdorur varka, dhe deri tani është konfirmuar vetëm një vdekje, raporton CNN.

Kurse, shumë nënkalime janë bllokuar kishte thënë Murad Ali Shah.

“Shumica e nënkalimeve ishin përmbytur dhe uji nuk kishte nga të dilte, ka theksuar ai.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe kryeminstri, Shehbaz Sharif në Twitter. “I pikëlluar thellësisht nga humbjet tragjike për shkak të shirërave të rrëmbyeshëm në Karaçi”, ka shkruar Sharif.

Si pasojë e shirërave është mbyllur edhe autostrada që lidh qytetin Quetta-s me kryeqytetin pasi që janë përmbytur edhe disa pjesë të saj.

Kurse në provincën jugperëndimore të Balochistanit, disa fshatra në distriktin Lasbela u përmbytën pasi lumi Winder u tejmbush dhe uji vërshoi shtëpitë.

Marina dhe zyrtarët lokalë kishin shpëtuar rreth 500 njerëz dhe administratën lokale nga fshatrat e prekura deri më tani, ka thënë  zyrtari qeveritar Farhan Suleman Ranjho, raporton CNN.

Javën e kaluar 64 vdekje kanë ndodhur në pjesë të ndryshme të provincës Balochistan pasi tetë diga shpërthyen për shkak të përmbytjeve.

Ndërkaq në ditët në vijim parashihet që të ketë më shumë reshje.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika