Kryesia e Kuvendit mban mbledhjen e radhës, diskutohet për mosliberalizimin e vizave

Të premten, Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës, ku në rend dite në mesin e shumë pikave është edhe debati parlamentar për mosliberalizimin e vizave nga Bashkimi Evropian për Kosovën

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, të premten e 15 korrikut duke filluar nga ora 09:00, do të mblidhet për të diskutuar mbi pikat e papërfunduara nga disa seanca, si dhe përgatitjet për seancën e re plenare.

Në rend dite do të jenë përgatitjet për seancën e re plenare dhe shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e “Marrëveshjes së Bashkëfinancimit për studimin e fizibilitetit dhe Projekt – Idesë për lidhjen hekurudhore Durrës-Prishtinë”.

Në këtë mbledhje në rend dite është edhe debati parlamentar në lidhje me mosliberalizimin e vizave nga BE-ja për Kosovën.

Rendi i ditës

  • Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  • Pyetjet parlamentare,
  •  Miratimi i procesverbaleve nga Seancat plenare të mëparshme,
  • Shqyrtim i dytë i Projektligjit nr. 08/L-065 për Produktet Biocide,
  • Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-120 për Ushqimin,
  • Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2021,
  • Shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT Sh.a. për vitin 2021,
  • Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 12/84, datë 22 qershor 2022 për hartimin e Planit Hapësinor të Kosovës,
  • Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 13/84, datë 22 qershor 2022 për hartimin e Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri”,
  • Ratifikimi i anëtarit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika