Kryetarët e komunave të veriut: Nëse nuk plotësohen kërkesat tona, do të tërhiqemi nga institucionet e Kosovës

Kryetarët e komunave të veriut kërkojnë plotësimin e kërkesave ose thonë se do të tërhiqen nga të gjitha institucionet e Kosovës

Foto nga takimi i kryetarëve të komunave me shumicë serbe

Ka përfunduar takimi i kryetarëve të komunave veriore të Kosovës.

Kryetarët e komunave me shumicë serbe kanë votuar një deklaratë me shtatë pika, sipas së cilës, nëse nuk ka marrëveshje për 7 ditë, do të japin dorëheqje nga të gjitha institucionet e Kosovës.

Këshilltarët e katër komunave të pjesës veriore nga veriu i Mitrovicës, Zveqani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët, në të cilën ata i kërkojnë presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq që në shtatë ditët e ardhshme të gjejnë një zgjidhje kompromisi të qëndrueshme dhe afatgjate për tabelat dhe letërnjoftimet.

Fotografi nga takimi i kryetarëve të komunave me shumicë serbe

Gjithashtu, ata kanë kërkuar që të formohet pa vonesa Asociacioni i Komunave me shumicë serbe sipas marrëveshjes së Brukselit.

Ndërsa, ata i kanë bërë ftesë KFOR-it që të sigurojë paqe dhe siguri për serbët.

KFOR shton prezencën në veri të Kosovës

Në fund të deklaratës së nënshkruar, ata kanë thënë se nëse këto kërkesa nuk përmbushen, do të fillojnë largimin nga institucionet e Kosovës.

Katër kryetarët e komunave veriore të Kosovës si dhe deputetë e zyrtarë serbë kanë mbajtur një takim në Komunën e Zveçanit, ku si pikë të vetme të rendit të ditës kanë situatën e përgjithshme politike dhe të sigurisë në këto komuna.

Fotografi nga takimi i kryetarëve të komunave me shumicë serbe

Në këtë takim u tha se kryetarët e komunave do të raportojnë para këshilltarëve edhe rreth takimit me presidentin e Serbisë të mbajtur para disa ditësh në Beograd.

Në këtë takim po marrin pjesë deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga Lista Serbe, zyrtarë të institucioneve të ndryshme, këshilltarë komunalë, zyrtarë policorë etj.

Ndërsa, ky takim është zhvilluar pa praninë e mediave.

Qeveria e Kosovës më 29 qershor ka miratuar vendimin për të mundësuar regjistrimin e automjeteve me targa RKS për të gjitha automjetet e pajisura me targat serbe, si dhe vendimin për kalimin e kufirit shtetëror nga qytetarët me dokumente personale të lëshuara nga autoritetet e Serbisë.

Për shkak të tensionimit të situatës, zbatimi i vendimit është shtyrë për 1 shtator.

Kryetarët e komunave me shumicë serbe diskutojnë për sigurinë në veri

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika