Më 5 dhjetor, në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Poto, u mbajtën seancat konstituive, ku kryetarët e rinj nga Lista Serbe e rimorën zyrtarisht pushtetin, duke bërë betimin për detyrën.
Ceremonitë e betimit u zhvilluan në prani të simboleve shtetërore të Kosovës.
Këto komuna ishin udhëhequr nga kryetarë shqiptarë që nga maji i vitit 2023, pasi kryetarët e Listës Serbe kishin dhënë dorëheqjen në nëntor të vitit 2022, në kuadër të largimit kolektiv të serbëve nga institucionet. Ky veprim ishte një shenjë kundërshtimi ndaj vendimeve të Qeverisë së Kosovës.
