“Kryetari i komunës mund të zgjidhet me pesë vota, por sa përfaqëson interesat e qytetarëve?” – Hoxha flet për zgjedhjet në veri

"…dilema është meqë ligji për zgjedhje nuk e kufizon pjesëmarrjen... i bie që një kryetar i komunës mund të zgjedh më dy, tri, pesë vota"

Analisti, Dibran Hoxha

Analisti Dibran Hoxha, në edicionin special të TV Dukagjinit për zgjedhjet që po mbahen në veri të Kosovës, ka theksuar se me pesë vota mund të zgjidhet një kryetar komune.

Sipas Hoxhës, kjo mund të ndodhë për shkak të ligjit për zgjedhje, i cili nuk e kufizon pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhje, gjithashtu, duke kujtuar se në zgjidhjet që po mbahen në katër komunat veriore deri në orën 11 kanë dalë në votime vetëm 313 persona.

“…dilema është meqë ligji për zgjedhje nuk e kufizon pjesëmarrjen… ligji nuk e kufizon pjesëmarrjen në zgjedhje, i bie që një kryetar i komunës mund të zgjedh më dy, tri, pesë vota. Por, sa përfaqëson si kryetar interesat e qytetarëve në përgjithësi”, ka thënë Hoxha.

Hoxha ka theksuar se është shqetësuese mospjesëmarrja në zgjedhje, duke e krahasuar se në zgjedhjet e kaluar kishte rreth 30 mijë votues.

“Është mjaft shqetësuese dhe numrat flasin vetë kur i bëjmë krahasimet. Ne duhet ta analizojmë më shumë situatën se pse erdhëm këtu, dhe e pashë për katër komunat të veriut të Kosovës. Dalja ishte rreth 30 mijë që kishin dalë në votime në këto komuna, ndër tash deri në orën 11:00 ishte 313 në total për katër komunat. Kjo është një përqindëshi më herët e kaluar, gjithmonë duke i krahasuar me daljen deri në orën 11:00”, ka shtuar Hoxha.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika