Kryetari i Zveçanit e shkarkon nënkryetaren e komunës Sladjana Pantoviq (DOKUMENT)

Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka shkarkuar nënkryetaren e komunës, Sladjana Pantoviq, për shkak të "mospërmbushjes së detyrave, tejkalimit të kompetencave dhe mospunës në shërbim të qytetarëve të komunës"

Kryetari i ri i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, 30 maj 2023.

Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka marrë vendim për shkarkimin e nënkryetares së komunës, Sladjana Pantoviq, sipas tij, për shkak të “mospërmbushjes së detyrave nga ana e saj, tejkalimit të kompetencave, si dhe mospunës në shërbim të të gjithë qytetarëve të komunës”.

“Sot kam vendosur që ta shkarkoj nga detyra nënkryetaren e komunës, zonjën Sladjana Pantovic. Ky vendim vjen si pasojë e mospërmbushjes së detyrave nga ana e saj, tejkalimit të kompetencave, si dhe mos punës në shërbim të të gjithë qytetarëve të komunës”, ka thënë ai.

May be an image of text

Peci shtoi se ai do “të vazhdoj të punoj dhe shërbej bazuar në obligimet, detyrat dhe kompetencat e mia si kryetar i të gjithë qytetarëve të Komunës së Zveçanit, pa dallim”.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika