Kryetari i Zveçanit mbetet i bllokuar brenda objektit të komunës

Kryetari i ri i Zveçanit, Ilir Peci, ka mbetur i bllokuar brenda objektit të kësaj komune.

Gazetarja Dorentina Bylykbashi nga RTV Dukagjini që po raporton nga vendi i ngjarjes në Zveçan, ka thënë se Peci është brenda objektit së bashku me katër zyrtarë policorë.

Po ashtu, mediat nuk janë lejuar të afrohen atje pasi rrezikshmëria është e lartë që të afrohen afër objektit.

Por, raportohet se situata është më e qetë se para një ore e gjysmë, ndonëse ende po shihen qytetarë të maskuar rreth ndërtesës.

Më herët në Zveçan ka pasur edhe përleshje në mes të serbëve të mbledhur dhe Policisë të Kosovës, ku janë dëgjuar edhe të shtëna armësh.

RAPORTOHET PËR TË SHTËNA ME ARMË PARA KOMUNËS NË ZVEÇAN

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika