Kryetarja e Sarajevës: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

E para e Sarajevës dje është takuar me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, ku kanë ecur bashkë shesheve të Prishtinës, dhe siç tha Rama, kanë biseduar për kulturën, historinë dhe trashëgiminë e pasur kulturore të kryeqytetit tonë

Kryetarja e Sarajevës, Benjamina Kariq dhe Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama

Kryetarja e Sarajevës, Benjamina Kariq po qëndron në Kosovë ku po merr pjesë në “Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë”.

Ajo dje është takuar me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, kanë ecur bashkë shesheve të Prishtinës, dhe siç tha Rama, kanë biseduar për kulturën, historinë dhe trashëgiminë e pasur kulturore të kryeqytetit tonë.

“Asaj i bëri përshtypje gjallëria dhe mikpritja e veçantë e jona. Na ftoi për një vizitë zyrtare në Sarajevë për të shtrirë edhe më shumë bashkëpunimin mes dy kryeqyteteve në fusha të ndryshme”, ka thënë Rama.

“Qëllimi ynë është të lidhim qytetet tona dhe të hapim mundësi të shumta bashkëpunimi në interes të përbashkët”, ka shkruar Kariq në platformën X.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika