“Kryevepra e qytetit”, Ferit Idrizi përuron parkingun nëntokësor në Vushtrri

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë e njëheri, kandidat i PDK – së për një tjetër mandat, Ferit Idrizi ka përuruar parkingun nëntokësor të qytetit.

Mes vushtrriasve, Idrizi preu shiritin gjersa bashkë me ta, vizituan ambientet e brendshme.

Këtë projekt, ai e cilësoi si “kryeveprën” e qytetit.

“Është një moment i veçantë. Faleminderit qytetarëve që janë prezent këtu, ju kanë gëzu këtij projekti. Është njëri prej projekteve më domethënëse që unë prej fillimit e kam quajtur si kryevepra e qytetit të Vushtrrisë dhe transformimi i qytetit të Vushtrrisë ku do të bashkohen modelja dhe klasikja. Sot e përuruam parkingun nëntokësor, një parking modern që i plotëson të gjitha standartet bashkë me sheshin e qytetit dhe po ashtu sot ngritëm edhe flamurin e UÇK që qëndron pranë shtatores. Urime qytetarëve të Vushtrrisë, e gëzofshim, e trashëgofshim me të mira.”, ka thënë Idrizi.

Mes të tjerash, Idrizi bëri të ditur edhe shumën e projektit.

“Ky investim komplet i komunës 2 milionë e 700 mijë euro por loti II do vazhdoj te sheshi e deri te galeria.”, ka deklaruar ai.

Idrizi së bashku me zyrtarët e tjerë komunal bën homazhe tek shtatorja e heroit, Adem Jashari për të ngritur më pas, flamurin e UÇK-së, përballë hyrjes së parkingut nëntokësor.

Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika