Kryeziu: Presidentja është i vetmi faktor kushtetues me legjitimitet të plotë

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka deklaruar se në situatën aktuale të bllokadës në Kuvendin e Kosovës, vetëm Presidentja e Republikës ka legjitimitet të plotë për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

“Neni 113, pika 3 dhe 5 e Kushtetutës, e autorizon Presidenten që, si palë me legjitimitet të plotë, të kërkojë interpretim nga Gjykata Kushtetuese nëse konsideron se ka pasur shkelje gjatë procesit të konstituimit të Kuvendit,” tha Kryeziu në emisionin Five në RTV Dukagjini.

Ai theksoi se nga të gjitha palët e autorizuara — Presidentja, Parlamenti, Qeveria dhe deputetët — vetëm Presidentja gëzon legjitimitet të plotë aktualisht, pasi as Parlamenti dhe as Qeveria nuk janë funksionale.

“Për momentin, Presidentja është i vetmi faktor kushtetues me legjitimitet të plotë. Të gjitha institucionet e tjera janë jofunksionale ose pa bazë të plotë legjitime për të ndërmarrë veprime para Gjykatës Kushtetuese,” përfundoi Kryeziu.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika