Kryeziu: Shtëpia e Kurtit i ka 230 metra katrorë

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, nga Lëvizja Vetvendosje, Përparim Kryeziu ka shkruar për jetesën e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, Perparim Kryeziu zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës

Përparim Kryeziu, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, është shprehur se Albin Kurti paguan qira mujore prej 250 eurosh, dhe banon në shtëpinë e bashkëatdhetarëve Blerim dhe Shega Zagragja, që jetojnë në Drammen të Norvegjisë.

“Kryeministri Kurti paguan qira mujore prej 250 euro. Ai banon në shtëpinë e bashkatdhetarëve Blerim dhe Shega Zagragja që jetojnë në Drammen të Norvegjisë. Kryeministri i njeh ata që prej disa vitesh. Anëtarët e tjerë të familjes Zagragja i ka njoftuar më vonë, pasi që është bërë banor në Taslixhe”, shkruan Kryeziu.

Sa i përket banimit të Kurtit, bashkatdhetarët kanë dashur që kryeministrit t’ia mundësojnë që të banojë falas në shtëpinë e tyre, por Kurti nuk ka pranuar, është shprehur zëdhënësi në postim.

“Blerim dhe Shega Zagragja kanë dashur që Kryeministrit Kurti t’ia mundësojnë të banojë falas në shtëpinë e tyre, mirëpo Kurti nuk ka pranuar. Janë marrë vesh që ai ta paguajë qiranë aq sa ka qenë duke e paguar më herët te banesa afër parkut të qytetit”.

Në shtëpinë që jeton kryeministri në lagjen Taslixhe, shtëpia ka, gjithsej, 230 metra katrorë, ku sipas Kryeziut dy dhoma janë të papërdorshme, njëra është e bllokuar me gjësendet e pronarit, ndërsa tjetra është dhomë e sigurisë. Shtëpia është e vjetër rreth 50 vjeç.

Ndër të tjera, Kryeziu ka shkruar se kryeministri ka pasur dëshirë që të ndërrojë vendbanim pas udhëzimeve të këshilltarëve të sigurisë, të cilët kanë thënë se mbrojtja e afërt dhe policia e Kosovës e kanë të vështirë të përgatiten dhe të organizohen për sigurim aty ku banon kryeministri tek parku i qytetit.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika